Tashmë dihet identiteti i shoferit që përplasi sot veturën me një grup këmbësorësh në Breitscheidplatz në Berlin, duke vrarë një dhe plagosur tetë persona.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Gora H., i cili ka nënshtetësi gjermane dhe armene, raportojnë mediat gjermane.
Të paktën gjashtë persona janë në gjendje kritike, dhe tre të tjerë u lënduan rëndë pasi një veturë goditi një turmë me njerëz në Berlin.
https://twitter.com/1nt3l_N3w5/status/1534536719634251778
Në videon e realizuar pas sulmit të sotëm shoferi i dyshuar shihet duke u arrestuar nga policia.
Në pamje shihet një burrë me një bluzë të verdhë dhe tuta të kaltra të errëta dhe para se ta fusin në pjesën e pasme të një veture të policisë, ai dëgjohet duke bërtitur në gjermanisht “Më ndihmo! Më ndihmo!
Sipas gazetës gjermane BILD, në automjetin e sulmuesit është gjetur një rrëfim. Megjithatë, motivi nuk është ende i qartë. Një hetues i tha BILD-it se “padyshim se nuk është një aksident – ai është një vrasës, një vrasës i ftohtë”. /Telegrafi/