Ka ndodhur një shpërthim në qytetin turk të Izmirit, ku për pasoj kanë mbetur të vdekur katër persona.
Pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh mes policisë dhe sulmuesve.
Pas përleshjeve me policinë janë vrarë dy terroristë, ku njëri prej tyre është identifikuar si Salahatin Olug, pjesëtar i organizatës terroriste kurde PKK, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ka vdekur edhe një polic, i cili është identifikuar si Fatih Ekin dhe një punonjës i sigurimit i gjykatës.
Gjithashtu mësohet se janë lënduar 11 persona. /Telegrafi/
https://twitter.com/OttomanZealot/status/817021768858734592