Site icon Telegrafi

Identifikohet kamikazi i sulmit në Manchester

Shteti Islamik mori përsipër autorësinë e sulmit, duke thënë se një prej ushtarëve të tij kishte pozicionuar eksplozivë mes atij që e quan “grupim i kryqtarëve”, në qytetin Manchester.

Kamikazi, që sipas medieve britanike ishte i njohur për autoritetet, e që thuhet të ketë lindur në Britani, vdiq brenda arenës.

“CBS News” e identifikon atë si 23-vjeçarin, Salman Abedi, me origjinë libiane. Ndërkohë, policia kreu një shpërthim të kontrolluar në atë që besohet të jetë banesa e tij, gjatë bastisjeve të zhvilluara në qytet ditën e martë.

Grupi xhihadist paralajmëron se, për adhuruesit e kryqit dhe aleatët e tyre, e keqja më e madhe nuk ka ardhur ende.

Exit mobile version