Site icon Telegrafi

Identifikohet edhe një tjetër person i cili ka poseduar armë mbrëmë në sheshin “Skënderbeu”

Sot policia nga SPB Shkup kanë marrë në pyetje S.R.(34) nga Shkupi, i cili është identifikuar nga policia si personi i cili gjatë incidentit në afërsi të sheshit të Skënderbeut ka poseduar një armë në dorë, por nuk e ka përdorur.

“Arma do të dorëzohet për ekspertizë, ndërsa rasti është njoftuar në Prokurorinë Publike dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version