Site icon Telegrafi

Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Shkodër, del fotoja e viktimës

Shtetasi Lekë Vuksani dyshohet se është autori i vrasjes së Petrit Vuksanit mesditën e sotme në Shkodër.

Autori i dyshuar i ngjarjes mësohet se është kushëriri i 51-vjeçarit. Ky i fundit i cili sapo ishte kthyer nga Anglia ishte i vetëm në banesë kur u qëllua me armë zjarri.

Lexo po ashtu Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autori ekzekuton viktimën në banesë

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Petrit Vuksani. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Lekë Vuksani, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik 51-vjeçarin. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e autori”, njofton policia.

Ndërkohë në media ka dalë edhe fotoja e viktimës. Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin. /Telegrafi/

Exit mobile version