Site icon Telegrafi

Identifikohet autori i masakrës në kishën e Teksasit

Të paktën 27 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë të Teksasit gjatë meshës të së dielës.

Sulmi ndodhi në Kishën Baptiste në Sutherland Springs, një qytet i vogël në kantonin Wilson. Viktimat janë të moshës nga pesë në 72 vjeç.

I dyshuari për sulmin u gjet i vdekur në automjetin e tij disa kilometra larg vendit të ngjarjes, transmeton KosovaPress.

Policia tha se autori ishte një mashkull i ri, i bardhë, por mediat amerikane e kanë identifikuar si Devin Patrick Kelley, 26 vjeç.

Kelley është raportuar të jetë shkarkuar nga Forcat Ajrore të SHBA në vitin 2014 pasi një ushtarake e kishte dënuar për sulmin ndaj gruas dhe fëmijës së tij.

Motivi për vrasjet ende nuk është i qartë.

Exit mobile version