Telegrafi

Identifikohet atentatori që vrau një dhe plagosi një tjetër në Prishtinë, po ndiqet nga policia (Foto)

Policia përmes një komunikate për media ka konfirmuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri sot në Prishtinë.

  Sot rreth  orës 12:00, policia  ka marrë informacionin se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Lexo po ashtu Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona (Foto)

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,

Agaj, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,

të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat    (E. Agaj), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

 “Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet më tej në komunikatë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vdes njëri prej të plagosurve në Parkun e qytetit