Site icon Telegrafi

Identifikohet agresori që gjuajti me armë në Prishtinë, ka filluar aksioni për kapjen e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje nga ngjarja e gjuajtjes me armë që ndodhi sot në një nga rrugët kryesore të Prishtinës. Mësohet se është identifikuar agresori dhe ka filluar një operacion nga policia për kapjen e tij, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka shpjeguar ngjarjen para mediave duke shprehur se një person ka dalë nga vetura e ka shtëne në drejtim të një qytetari. Nuk ka të lenduar por plumbi ka rënë në një makinë të rastit që ishte në qarkullim.

Borovci ka njoftuar se është bërë identifikimi i personit dhe aktualisht po ndodh një bastisje në vendndodhjen e këtij të dyshuarit.

Sipas zyrtarit të Policisë dyshohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë pasur mosmarrëveshje të hershme por ende nuk ka informacione më të detajuara.

Exit mobile version