Njësitë policore kanë arritur të identifikojnë një të mitur (15 vjeçar), pasi që i njëjti kishte ekspozuar një armë AK-47.
Sipas raportit policorë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në fshatin Begrac, në Kaçanik.
“Pas konsultimit i mituri e kishte pranuar se posedonin armën të cilën e kishin të fshehur në dhomën e prindit të tij (babait), e që sipas nënës së tij ai ishte jashtë shtetit. Arma së bashku me 2 karikatorë, pa municion ishin konfiskuar. Dëshmitari është intervistuar”, thuhet në raport.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit rasti mbetet nën hetime, derisa të kthehet dhe të intervistohet edhe i dyshuari. /Telegrafi/
Foto: Arkiv