Zbardhen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar në Itali, të cilët u sekuestruan 4 ton kanabis.
Aksioni në fjalë u krye tri ditë më parë nga Guardia di Finanza. Sasia e drogës u kap në jahtin e drejtuar nga Flamur Mema.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi. Po ashtu siç u bë e ditur më herët, Mema është pronari i një peshkarexhe në Durrës, transmeton noa.al.
Në mjetin lundrues që ai drejtonte u kapën 4 ton kanabis, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë transportuar në det të hapur me mjete lundruese si gomone apo skafe.
Në lidhje me hetimet e çështjes, Policia e Shtetit pritet të referojë në prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktet hetimore, bazuar në informacionin policor të administruar nga autoritetet italiane si dhe veprimet hetimore të kryera për arrestimin e të dyshuarve.
Një ditë më parë, Guardia di Finanza shpërndau pamjet filmike të ndjekjes se jahtit me 4 ton drogë sekuestruar prej tyre. Pasi u ndoqën për disa orë 3 shqiptaret u dorëzuan. Jahti që mbante flamur amerikan mësohet të ketë qenë 17 metra.