Site icon Telegrafi

Identifikohen shitësit e sprejit që u hodh në shkollë

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona, të cilët sipas Policisë dyshohet se i kanë shitur sprej të dyshuarit, i cili më 1 shkurt kishte hedhur sprej në klasë.

Më 1 shkurt në shkollën e mesme “Shaban Hashani” në Ferizaj  14 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar.

Exit mobile version