Site icon Telegrafi

Identifikohen personat që hoqën flamurin e Maqedonisë në Kumanovë

Janë identifikuar personat të cilët kanë marrë pjesë në heqjen e flamuri të Maqedonisë dhe ngritjen e flamurit të Shqipërisë në një shtyllë në qytetin e Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Llokman. S (17) Luan. K (21) nga Sllupçani, janë dy nga një grup të rinjsh shqiptarë nga Kumanova që e kanë kryer këtë veprim, ndërkaq dikush i ka inçizuar. Policia e ka hetuar rastin dhe ka ndërhyrë për të kapur të rinjtë. Ata u janë kundërvënë policëve dhe pas përforcimeve, është arritur arrestimi i dy personave të përmendur më lartë. Disa të tjerë janë në ndjekje.

Kryetari komunës së Kumanovës ka reaguar në lidhje me këtë rast. Ai shpreson se bëhet fjalë për rast të izoluar të disa individëve që nuk kanë prapavi, duke apeluar për qetësi dhe pret që incidenti nuk do të shkaktojë raste tjera të ngjashme./Telegrafi/

Exit mobile version