Site icon Telegrafi

Identifikohen nënë e bir që humbën jetën në aksidentin tragjik Elbasan-Peqin

Nga përplasja tragjike e një mjeti tip Benz dhe një furgoni pasagjerësh kanë humbur jetën dy persona dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Viktimat janë nënë e bir, Fatbardha dhe Klodian Shahini, përkatësisht 55 dhe 33 vjeç.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, humbin jetën nënë e bir

Drejtuesi i furgonit dhe 4 pasagjerë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se mjeti tip “Benz” ka rrëshqitur dhe i ka dalë para minibusit çka shkaktoi dhe përplasjen tragjike./abcnews/

Exit mobile version