Site icon Telegrafi

Identifikohen mbetjet mortore të 14 peruanëve të zhdukur në vitet e 80-ta, në betejat mes guerilëve dhe ushtarëve (Foto)

In this Aug. 14, 2018 photo, Ayacucho's Bishop Salvador Jose Miguel Pineiro, left, stands with an assistant behind the coffins of villagers who were killed by Shining Path guerrillas and the Peruvian army in the 1980s, inside the Cathedral in Ayacucho, Peru. More than 20,300 Peruvians are still considered disappeared in the struggle between Peru's military and Shining Path rebels during the 1980s and 1990s. (AP Photo/Rodrigo Abd)

Janë varrosur mbetjet e 14 trupave të identifikuar në Peru, që ishin zhdukur gjatë viteve të 80-ta, në betejat mes forcave guerile Maoiste dhe ushtarëve peruanë.

Më se 2,300 peruanë janë ende në kërkim dhe konsiderohen të zhdukur, teksa autoritetet e drejtësisë nuk po gjejnë zgjidhje për të identifikuar trupat e gjetur, për të mbyllur plagët e tri dekadave, që është një prej rasteve më të rënda shtetërore, transmeton Telegrafi.

Autoritetet po shpresojnë se ligjet e reja inovative, do të ndihmojnë në përshpejtimin e identifikimit dhe tejkalimin e disa procedurave që po konsiderohen të tepërta.

Me ligjet e reja që janë propozuar, lejohet që të behet identifikimi i të vrarëve në konflikt, pa zbuluar më parë shkaktarët dhe rrethanat e vdekjes gjatë konfliktit.

Këshilli i familjarëve të të zhdukurve në atë periudhë, pranuan që të bëhen këto ndryshime, pasi vetëm duan të kenë të varrosur trupat e të afërmve. /Telegrafi/

Exit mobile version