Një aksident i rëndë me katër viktima ka ndodhur në Fushë-Prezë gjatë orëve të para pasi një automjet është përplasur me një betoniere duke shpërthyer më pas në flakë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj kanë humbur jetën pasi janë bllokuar në mjet dhe janë djegur pa pasur mundësi që të dalin.
Personat që humbën jetë pas zjarrit në automjetin e aksidentuar janë 4 të rinj përkatësisht Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, raporton Euronews Albania.
Sipas policisë drejtuesi i betonieres 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit ndërsa më vonë është bërë i mundur ndalimi i tij
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.