Site icon Telegrafi

Identifikohen hajnat që për 10 vjet kishin vjedhur në Junik

Policia e Kosovës në Pejë njofton se më 22 nëntor në Junik kishte ndodhur një rast “vjedhje e rëndë” ku persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në një shtëpi banimi dhe kishin vjedhur një shumë të hollave në këtë shtëpi.

Rasti ishte inicuar në Stacionin policor Junik, menjëherë në vendngjarje kishin dalur njësitë policore dhe kishte filluar me procedurat policore dhe hetim të rastit.

Gjatë hetimit të rastit, pas një pune operative-hetimore është arritur të identifikohen dy persona si të dyshuar: H. K.(1989); dhe G. Sh.(1990).

Sot pas mbledhjes së informatave dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, policia në Junik ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit H.K. rreth orës 10:00 dhe të njëjtin e ka arrestuar.

Gjatë punës hetimore del se të dyshuarit si grup kanë kryer për disa vjet në Junik rreth 10 vjedhje të ndryshme.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit H. K. i caktohet masa e ndalimit policor ndërsa G. Sh. lirohet në procedurë të rregullt.

Exit mobile version