Telegrafi

Identifikohen disa prej viktimave nga aksidenti me helikopterin e Kobe Bryant, në mesin e tyre ishte edhe një çift bashkë me vajzën e tyre

(Foto: P&Ps/MEGA)

Derisa po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit të helikopterit, ku e humbën jetën Kobe Bryant, vajza e tij 13 vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë, tashmë ka nisur identifikimi i viktimave.

Edhe pse fillimisht u raportuar se pesë njerëz e kanë humbur jetën, më vonë autoritet konfirmuar se në helikopter ndodheshin nëntë persona dhe nuk ka asnjë të mbijetuar.

Lexo po ashtu Konfirmohet: Në helikopterin ku humbi jetën Kobe Bryant, ishin nëntë persona duke përfshirë edhe pilotin

Tashmë ka nisur identifikimi i viktimave nga mediat dhe njëri prej tyre është piloti i helikopterit, Ara Zobayan – bën të ditur Daily Mail.

(Foto: Daily Mail)

Nga të vdekurit është trajneri i bejsbollit nga Orange County College, John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre, Alyssa.

Trajnerja e basketbollit të femrave, Christina Mauser, po ashtu e ka humbur jetën në aksident. /Telegrafi/