Derisa po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit të helikopterit, ku e humbën jetën Kobe Bryant, vajza e tij 13 vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë, tashmë ka nisur identifikimi i viktimave.
Edhe pse fillimisht u raportuar se pesë njerëz e kanë humbur jetën, më vonë autoritet konfirmuar se në helikopter ndodheshin nëntë persona dhe nuk ka asnjë të mbijetuar.
Tashmë ka nisur identifikimi i viktimave nga mediat dhe njëri prej tyre është piloti i helikopterit, Ara Zobayan – bën të ditur Daily Mail.
Nga të vdekurit është trajneri i bejsbollit nga Orange County College, John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre, Alyssa.
Trajnerja e basketbollit të femrave, Christina Mauser, po ashtu e ka humbur jetën në aksident. /Telegrafi/