Parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit Cannabis sativa u indetifikuan në Kukës, dhe u identifikua, dokumentua dhe asgjesua një parcelë e mbjelle me të njëjtën bimë në vendin e quajtur Curraj i Epërm ne komunën Lekbibaj të rrethit Tropojë, ku u asgjësuan 146 rrenjë bimë narkotike.
Një parcelë tjetër e mbjellë me bimë narkotike të llojit Cannabis sativa, u identifikua, dokumentua dhe u asgjësua në territorin e fshatit Lojme, Komuna Zapod të rrethit Kukës, dhe u asgjësuan 101 rrenjë bime narkotike. Dy parcelat u evidentuan në zona të pa banuara në mal dhe policia po punon për identifikimin e personave që kanë mbjellë bimët narkotike. /Telegrafi/