Organet hetuese identifikuan personat që kanë kontaktuar me sulmuesin e dyshimtë në stacionin e metrosë në Shën Petersburg, Akbarzon Xhalilov, ka bërë të ditur të enjten zëdhënësja e Komitetit hetues rus Svetlana Petrenko.
“Në kuadër të hetimeve kriminale me rastin e sulmit terrorist në Shën Petersburg, zyra kryesore e komitetit hetues rus për hetime të profilit të lartë po punon bashkërisht me ekipet operative me Shërbimin shtetëror të sigurisë FSB dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme në zbulimin e kontakteve dhe të njohurit e Xhalil”, ka thënë Petrenko./KP/