Riza Rapaj, 42 vjeç, Lavdosh Bega, 62 vjeç, bashkëshortja e tij Lefteri Bega, rreth 57 vjeçe, Afërdita Bega, rreth 85 vjeçe, janë katër viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Burime bëjnë me dije se Lavdosh Bega është drejtuesi i mjetit tip “Toyota.”
Fillimisht makina tip “Mercedez” me targa u përplas me makinën “Toyota” dhe me pas tij automjeti “BMW”.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë ose parakalimi i gabuar. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë që janë transportuar te Trauma.
“Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë ”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.