Në takimin e fundit të ‘The Voice UK’, Gwen Stefani eksperimentoi me penelin e kaltër të syve. Grimi i realizuar nga grimieri i saj, Gregory Arlt, rezultoi një sukses, duke u kthyer në dashurinë e re të vajzave në Instagram, në prag të mbrëmjes së fundvitit.
E kaltra elektrike është përhapur kudo në këtë sezon; tek buzët, tek sytë, flokët, madje edhe vetullat. Për të mos harruar mjekrat e meshkujve, me xixa të të gjitha ngjyrave!
E kemi parë edhe në sfilatën vjeshtë-dimër 2015 të Karen Walker, Ellie Saab apo Honor.
Me të kaltrën qëlloni në shenjë edhe në tonalitete më të hapura, si e kaltra e çelët, por kur guxoni me një të kaltër më neon, kthehet në aksesorin më të fuqishëm.
Ndaj, nëse nuk doni të kaloni pa u vënë re në mbrëmjen e fundvitit, tani e dini sesi.