Telegrafi

Ideja e shtatëvjeçares që u bë virale në internet (Foto)

Një pemë u shfaq papritur në mes të rrugës së zhurmshme në “Oxford Street” të Londrës. Kjo pemë e veçantë ka edhe një shënim të bukur në të, që po bën për vete të gjithë kalimtarët e asaj rruge.

Sipas shënimit, pema është mbjellë nga një vajzë 7-vjeçare, Arrabella, e cila është ndihmuar nga babai i saj.

Arrabella ka shkruar një shënim prekës dhe ka vendosur në pemë, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë arsyen pse ajo e mbolli atë.

“Të dashur të gjithë. Emri im është Arrabella Cornelius. Jam 7 vjeçe. E kam mbjellë këtë pemë këtu për të gjithë, që ta shihni teksa rritet dhe ta shijoni. Ju lutem respektojeni atë pasi e kam blerë me paratë e mia. Plus që babai im rrezikon burgun për mbjelljen e saj”, thuhet në shënimin e vendosur te pema, transmeton shekulli.

Gjithashtu ajo ka vendosur edhe hashtagun: MyTreelondon so people could talk about her idea” (pema ime londineze, njerëz mund të flasin për idenë time).