Albian Gagica është shpërblyer me çmimin e argjendtë nga instituti “Connecticut Art Directors Club” në SHBA, për realizimin e logos së 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Gagica në një postim në Facebook.
“Faleminderit CADC për njohjen e punës sime. Çmimi i Argjendtë për brendimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këtu është arti, dashuria dhe liria”, ka shkruar Gagica.
Official 15th anniversary logo designed by me for my beloved country Republic of Kosovo 🇽🇰
Logo zyrtare e 15 vjetorit te Pavaresise se Kosoves dizajnuar nga une! Urime!🇽🇰 pic.twitter.com/2aZ4WJhZl7
— gagica (@albiangagica) February 8, 2023
Ai në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se “Connecticut Art Directors Club” është institucion i lartë sa i përket dizajnit grafik dhe se ndjehet i lumtur për çmimin që ka pranuar.
“E kam dorëzuar logon që e kam dizajnuar dhe jam shpërblyer me vendin e dytë në kategorinë e identiteteve. Jam shumë i lumtur për çmimin”, tha Gagica. /Telegrafi/