Nëse ende nuk keni arritur të shkoni te floktari, tani është rasti ideal që të provoni diçka nga trendët aktualë siç janë tonet e pasura me ngjyrë çokollate të cilat posaçërisht do t’i ngazëllejnë zeshkanet
Këtë periudhë çdo gjë do të jetë në shenjë të ngjyrës së çokollatës së bajames, edhe një variant në temën e cila, pa dyshim, do t’i pushtojë zeshkanet, sepse fjala është për bazën ideale të toneve të çokollatës së kafenjtë me tufa më të shndritshme në tone të bajames, transmeton Telegrafi.
Hijesimi bëhet nga fundi dhe rreth fytyrës në sipërfaqe të flokëve, në atë mënyrë që flokët të duken sikur janë natyrshëm të shkëlqyera.
Rezultati është ngjyra e pasur dhe e ngrohtë e çokollatës e cila në çast do t’i freskojë flokët dhe do t’u japë atyre dukje glamuroze.
Ndër të parat këtë dukje e ka provuar ndërmarrësja dhe ylli i reality-shout, Kim Kardashian për të cilën floktari i famshëm Chris Appleton, kliente e të cilit është edhe Jennifer Lopez, ka shpikur tone glamuroze të kafenjta të cilat theksojnë tenin e saj ngjyrë ulliri.
Shkëlqimi me çokollatë është i ndërthurur me tufa pak të dukshme të ngjyrës së bajames, e kemi parë edhe te ikonat e stilit Julia Restoin Roitfeld dhe Gabrielle Caunesil, ndërkaq nuancën e tillë e bartin edhe Olivia Culpo, si edhe anëtarja e preferuar e familjes mbretërore britanike, Kate Middleton.
/Telegrafi/