Përzierja e ngjyrave më të ngrohta të quajtura “e arta e trëndafiltë” është hiti më i ri i floktarëve të botës për këtë vjeshtë.
Në të vërtetë, kjo nuancë është e aplikueshme në flokët nga ngjyra e gështenjtë deri te e përhirta me kaçurrela dhe për ato të ngjyrosura në teknikat ombre dhe ‘balayage’, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nëse nuk keni kaçurrela, është e nevojshme që t’i bëni në harmoni me gjatësinë dhe llojin e frizurës dhe t’i ngjyrosni rrënjët, ndërsa rrënja e flokut mund të jetë nga ngjyra e gështenjtë dhe bionde deri te ngjyra e përhirtë.
Magjia më e madhe gjendet në derdhjen e cila u jep tone të shkëlqyeshme pjesëve të flokëve.
Kjo ngjyrë patjetër duhet të jetë pastele dhe “e trëndafiltë”. Ajo flokëve do t’i japë shkëlqim dhe do t’i bëjë të veçanta.
Zeshkaneve me ‘balayage’ të zverdhur, kjo teknikë e ngjyrosjes do t’u jap nuancë më të ftohtë, ndërkaq biondet të cilat mendojnë që kanë flokë tepër të shkëlqyeshme do të arrijnë të kenë nuancë pasteli të krijuar për sezonin që po vjen.
Mirëpo, nëse më shumë e doni ngjyrën e trëndafiltë-të kuqe në flokë, provoni nuancën “ngjyrës së kungullit”. /Telegrafi/