Site icon Telegrafi

Ideale për një drekë të shpejtë: Rolata të imta të bëra me gjoks pule dhe perime

dreamstime

Rolatat gatuhen shpejt dhe do të keni një ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm

Përbërësit:

– 500 gr copa pule të prera hollë,
– hudhër pluhur,
– spec djegës,
– kripë,
– piper,
– spec të verdhë,
– spec të kuq,
– karota,
– uthull aromatike,
– 2 lugë vaj ulliri,
– domate,
– tranguj për sallatë.

dreamstime

Përgatitja:

1. Copat e prera lyeni me pluhurin e hudhrës, specin djegës, kripë dhe piper.

2. Në tavë skare nxehni pak vaj luledielli dhe piqni specat e prerë për së gjati dhe karotat.

3. Kur të zbuten pak dhe të marrin ngjyrë, hiqni nga zjarri.

4. Fërgoni në zjarr të fortë copat e mishit nga të dyja anët rreth pesë minuta.

5. Hiqni nga zjarri, mbushni me perimet e fërguara, mbështillni në formë rolate dhe shërbeni me uthull aromatike, domate dhe tranguj.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version