Site icon Telegrafi

Ideale për femrat me flokë të hollë: Falë këtyre frizurave flokët do të duken dyfish më të dendur dhe më të harlisura!

Floktarët këshillojnë që nëse keni flokë të hollë apo flokë të dobët, zgjidhni midis këtyre tri frizurave

Me to flokët në çast do të duken më të plota dhe më të shëndetshme.

Edhe një këshillë që flokët t’i stilizoni me figaro, por që të shmangni që ato të jenë plotësisht të rrafshëta. Flokët e valëzuar duken dukshëm më të dendur, andaj dëgjoni edhe këtë këshillë të floktarëve, transmeton Telegrafi.

Këto janë frizurat të cilat ju janë në dispozicion:

1. Frizura bob me skaje moderne

Kjo frizurë posedon diçka nga rëndësia vitale, ndërkaq ajo është gjatësia, e cila bën që flokët të duken më të dendur. Gjatësia duhet të jetë deri te nofullat, ndërkaq skajet duhet të duken të shprishura, pra jo të stilizuara në rregull. Mjafton që të vendosni pak dyllë apo shkumë për flokë dhe e gjitha është kjo.

2. Flokët e prera shkallë-shkallë

Frizura e këtillë jep vëllim plotësues, andaj edhe flokët më të holla do të duken më të dendur. Më mirë do të ishte të shmangni tharjen e rrafshët me tharëse flokësh, por të bëni tallaze, sepse kështu flokët do të duken edhe më të plota.

Balluket

Kjo frizurë u rri mirë të gjitha formave, pos femrave me formë të rrumbullakët të fytyrës. Nëse bëni pjesë në atë grup, më së miri do të jetë që të zgjidhni ndonjë nga frizurat e mëparshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version