Telegrafi

IdeaCentre Q180 – desktopi më i vogël në botë

Dimensionet 155x188x22 milimetra fshehin procesorin dybërthamësh Atom të Intelit në 2.13 GHz, GPU-në e AMD-së Radeon HD 6450A, 2 ose 4 GB RAM, e shfrytëzuesit mund të zgjidhin në mes HDD-së me 500GB ose diskut SSD prej 128GB.

Kompjuteri është i pajisur me 4 porte USB 2.0 dhe 2 USB 3.0, e pasi që për shkak të dimensioneve nuk përmban pajisjen optike, ajo mund të blihet ndaras (DVD ose varianti Blu-ray).

Për sa i përket sistemit operativ, ekziston varianti me Windows 7 në Home Premium, por edhe në variantin Proffesional, e çmimi fillestar i pajisjes është 349 dollarë. Në treg do të paraqitet nga dhjetori.

Varianti më i shtrenjtë kushton pesëdhjetë dollarë më shumë, ndërsa karakteristikat e detajuara teknike mund ti shihni në faqen zyrtare. /Telegrafi/