Site icon Telegrafi

IDE, zbulohet lëvizja e re politike brenda të djathtës

Iniciativa e Demokratëve Euroatlantik, do të jetë emri i partisë më të re brenda së djathtës.

Mësohet se ajo pritet të themelohet nga disa deputetë dhe ish-funksionarë të PD-së që drejtohej deri në 11 qershor nga Lulzim Basha.

IDE do të jetë një parti e cila nuk do të ketë një kryetar, por të drejtohet me kolegjialitet. Enkelejd Alibeaj, Rezart Kthupi, Roland Bejko, apo Fatbardh Kadilli janë vetëm disa nga emrat të cilët do të jenë pjesë e lëvizjes së re politike.

Nga informacionet e deri tanishme Lulzim Basha, nuk bën pjesë në këtë grupim, megjithatë ai është i ftuar të bashkohet nëse dëshiron.

Iniciativa e re politike vjen për shkak të zhgënjimit që demokratët kanë pësuar nga Lulzim Basha lidhur me qëndrimet e këtij të fundit për çështjen e vulës dhe të siglës së PD, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/

Exit mobile version