Rregullimi i kopshtit në pranverë është një nga punët e preferuara dhe përveshja e mëngëve – riciklimi, kompostimi dhe rritja është një lloj terapie për shumëkënd
Nëse keni goma të vjetra makinash, mos i çoni në riciklim, por përdorni për dekorime në oborrin tuaj.
Gomat e vjetra mund të shërbejnë si një dekorim efektiv, mund të mbillni lule ose perime në to, por ato gjithashtu mund të kenë një rol të dedikuar, kështu që mund t’i përdorni për të bërë kolltukë, karrige, një komplet të tërë kopshti ose një kolovajzë për fëmijë.
Në vijim të këtij teksti, lexoni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të realizoni këtë ide interesante, transmeton Telegrafi.
▪ E gjitha që ju nevojitet për të bërë zbukurime të kopshtit nga gomat e vjetra janë një objekt i mprehtë, si p.sh. një thikë e madhe apo një sharrë e hollë dhe ngjyra të cilat nuk do t’i shpëlajë shiu.
▪ Është më mirë të përdorni llak në formë spreji, por nëse nuancat e llakut nuk i plotësojnë nevojat e imagjinatës suaj, të gjitha ngjyrat me vaj dhe nitro janë një zgjedhje e shkëlqyer, të cilat i gjeni lehtësisht në çdo dyqan të specializuar.
▪ Nëse dëshironi të mbillni lule në një gomë, është shumë e rëndësishme të hapni një vrimë në fund, në mënyrë që lulet të marrin gjithçka që u nevojitet nga dheu.
▪ Është mirë të përdorni goma dimërore që janë të konsumuara, sepse ato janë më të buta dhe më të lehta për t’u përdorur.
Në këtë mënyrë, ju mund të bëni krijime efektive që do ta kthejnë kopshtin tuaj në një bindje tërheqëse.
Nga puset, të cilat mund t’i bëni lehtësisht duke vendosur goma njëra mbi tjetrën, deri te shembujt pak më të ndërlikuar – si një bretkosë që ruan kopshtin, frymëzohuni nga idetë mbi si ta dekoroni kopshtin me goma të vjetra, të ricikluara:
/Telegrafi/