Site icon Telegrafi

Ide make-upi për Ditën e të Dashuruarve, eksperimentoni me ngjyra intensive

Dita e të Dashuruarve është koha ideale për të eksperimentuar dhe për të guxuar me një look magjepsës!

Lëre pas make-up-in e zakonshëm dhe zgjidh tone dhe ngjyra intensive dhe një shkëlqim të fuqishëm, për të eksperimentuar për një make up të guximshëm.

Nëse po kërkoni ide specifike për look-un e sotëm, atëherë influencerja e njohur mund t’ju ndihmojë në këtë aspekt.

E njohur me llogarinë e saj në YouTube si Oh!MGlashes, vlogerja ka publikuar një video përmes secilës ndanë një grim për Ditën e të Dashuruarve, të cilin mund ta arrini edhe ju.

Ajo e nisi me një bazë të bardhë tek pjesa e qepallave, për të vazhduar me shtrirje bazë të hijes me ngjyrë rozë e po ashtu edhe me shkëlqim.

Pas kësaj, ajo bëri një penel të lëngshëm me ngjyrë të kuqe, me të cilën vizatoi edhe disa zemra të vogla tek pjesa e qepallave.

Për pjesën e bazës ajo vendosi fondatinë, bronzer të lëngshëm e po ashtu edhe blush. /Telegrafi/

Exit mobile version