Telegrafi

Ide “kreative” të dizajnit vetëm për të guximshmit

Dizajnerët shpesh shquhen për “veprat” e tyre dhe bëhen kryelajm, por kjo nuk do të thotë se ata gjithmonë ia qëllojnë.

Më poshtë ju sjellim një fotokolazh nga Bored Panda, që tregon më së miri sesi me raste të caktuara ata ia kanë “huqur” dhe janë bërë objekt tallje, transmeton Telegrafi.

Një fotografi tregon sesi një veturë është mbuluar e tëra me tepih, derisa një nuse kishte vendosur të ngjitet në altar me fustanin e bërë plotësisht nga balonat.

E një tjetër tregon burrin që u mundua të “mashtroj” miqtë duke bërë tatuazh “katrorët”, që në shikim të parë ju krijohet përshtypja që vërtetë ka një fizik të tillë. /Telegrafi/