Site icon Telegrafi

Ide e shkëlqyeshme për hapësira të vogla: Muri i lëvizshëm zgjidh problemet

Kanadezja Isabelle ka treguar se banesa e saj në të cilin jeton ka një mur të lëvizshëm me të cilin ajo mund të zmadhojë dhomën e saj të ndenjes ose dhomën e gjumit dhe, përveç kësaj, ajo mund të rrotullojë televizorin dhe ta shikojë atë ku të dojë

”Ky mur lëvizet ashtu që mund ta afroj apo ta largoj nga vetja”, u ka thënë Isabelle miqve të saj në TikTok.

Ka tërhequr murin nga vetja, pastaj e ka shtyrë, duke zbuluar se si kjo i ndihmon që ta shfrytëzojë maksimalisht hapësirën, transmeton Telegrafi.

Muri kishte rafte librash dhe një cep TV me të cilin ajo merrte hapësirë shtesë për gjëra.

Isabelle ka thënë që banesa e saj ka diç më pak se 46 metra katrorë.

♬ Lofi – Domknowz

“Muri i lëvizshëm ndihmon që hapësira ime jetësore të bëhet më e madhe apo hapësira e dhomës sime të gjumit, varësisht nga ajo çfarë dëshiroj”, ka thënë ajo derisa ka treguar se si duket banesa e saj. Atëherë ka zbuluar edhe një truk.

– Gjithashtu më duhet patjetër të përmend që ky mur i lëvizshëm ka këndin për televizor i cili rrotullohet në atë mënyrë që mund të shoh televizor kudo që gjendem, në dhomë e gjumit apo në dhomën e ditës, varësisht se çfarë dëshiroj në atë moment – ka thënë ajo.

Përdoruesit janë entuziazmuar me këtë truk. Shumë kanë komentuar se sa e shkëlqyer është kjo ide dhe si me të fitohet hapësira kudo që dëshironi, shkruan The Sun. /Telegrafi/

Exit mobile version