Telegrafi

IDC rreth tregut të PC-ve gjatë çerekut të tretë

Në tregun amerikan rritje të posedimit kanë pasur HP, Lenovo dhe Apple. Udhëheqësi HP ka në posedim 28.6%, pasohet nga Dell me 21.9%, derisa posedimi i Apple tani është 11.3% të tregut amerikan me cilin rezultate e ka zënë vendin e tretë në shkallëz. Toshiba bëri për vete 8%, derisa Lenovo 6.8% të tregut amerikan. 

Në tregun botërorë Lenovo është bërë prodhuesi i dytë i kompjuterëve. Kompania ka në posedim 13.7 të tregut global, derisa udhëheqësi HP ka 18.1%. Dell ka rënë në vendin e tretë me posedimin të 12%, ndërsa Acer posedon 10% të tregut. Asus me posedimin prej 6.5% ka depërtuar në vendin e pestë në vend të Toshibes.

Krejtësisht gjatë çerekut janë shitur 91.9 milion kompjuter që është rezultat për 3.6% më i mirë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/