Strategjia afatgjate ICT e Maqedonisë do të përpilohet vitin e ardhshëm, për të cilën strategji, Ministria resore kërkon përfshirjen e tre shoqatave informatike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht është bërë strategjia afatshkurtë ICT e Maqedonisë 2016-2017 dhe plani aksional, që janë bazë për përpunimin e strategjisë afatgjate.
Qëllimi i kësaj strategjie është rritja e kontributit të ICT industrisë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës në kuadër të ICT-së dhe industrive tjera të përkrahura.
Në takimin në mes të ministres së shoqërisë informatike dhe administratës, Mara Arsovska – Tomovska, me përfaqësues të Lidhjes së odave ekonomike dhe Shoqatës së teknologjive informatiko-komunikuese, i bisedua edhe për transformimin digjital të shoqërisë, konkurencë më të madhe të ICT kompanive dhe prodhimeve të Maqedonisë, si edhe brendeve dhe pozicionimit të ICT industrisë së Maqedonisë./Telegrafi/