Telegrafi

ICS për HD2 nga HTC

Deri me sot, për HD2 janë paraqitur portet e shumë sistemeve operative – duke filluar nga Windows Phone 7, pastaj Android 2.x dhe MeeGo e deri në versionin e fundit të Androidit – Ice Cream Sandwich. Në të vërtetë, është parë ROM-i për këtë smartphone me versionin e fundit të SO nga Google, ndërsa edhe pse në versionin beta shumë gjëra punojnë ashtu siç duhet, të arriturat në këtë periudhë të shkurtë kohore janë mbresëlënëse.

Në mes tjerash, në këtë version nuk janë të përkrahur kamera, USB mass storage dhe akselerimi harduerik. /Telegrafi/