Telegrafi

ICS në Nokia N9

Lajmin për këtë e ka publikuar Alexey Rolaykov, përndryshe anëtarë i ekipit NITDroid, e projekti është i bazuar në punën e mëhershme të portimin të Androidit në Nokia N900. Në Nokia N9 është mundësuar dual boot në mes të MeeGo dhe Androidit, në të cilin qasja bëhet në kohën e ngritjes së sistemit me përdorimin e tasteve për rregullimin e zërit.

Rezultatet e projektit për momentin nuk janë në dispozicion për publikun, e as hapat të cilat duhet ndërmarrë për të bërë mbindërtimin e N9 në Android 4.0. /Telegrafi/