Telegrafi

ICS në Kindle Fire

Autori është anëtarë i forumit xda-developers (me emër “të koduar” g1011999, nëse i intereson ndokujt) ndërsa ka arritur ta bëj Android 4.0 që të punoj në tabletin e Amazonit. Ekranin pranon komandat me prekje, si dhe akselerimi harduerik, por ende ka mjaft punë për të bërë ashtu që ky tentim të përshkruhet si diçka që funksionon në praktikë. Për momentin në Fire me ICS nuk punon zëri, Wi-Fi, akselerometri dhe senzori i ndriçimit.

Kodi burimor do të paraqitet së shpejti kur edhe të tjerët do të mund ti bashkëngjiten zhvillimit. Kindle Fire treg është paraqitur vetëm qe disa javësh, e e njëjta vlen edhe për kodin burimor të Ice Cream Sandwich. /Telegrafi/