Telegrafi

ICS në Galaxy SII dhe Note, prej 1 mars

Mirëpo, tani është dhënë një datë e mundshme kur pajisjet e reja të Samsung mund të marrin 4.0 Ice Cream Sandwich, dhe ajo datë thuhet se është 1 mars 2012.

Ky lajm është dhënë nga një burim mirë i informuar, si Eldar Murtzain, i cili ka thënë se Android 4.0 do të vijë si përditësim OTA dhe si version i ri i Samsung Kies.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim nga Samsung për Galaxy SII apo Galaxy Note dhe përditësimin e tyre me Android 4.0. / Telegrafi /