Telegrafi

ICS në 0.6% të Androidëve

Sipas statistikës së Google, së voni i paraqituri Android 4 Ice Cream Sandwich momentalisht ndodhet vetëm në 0.6% të pajisjeve. Por, edhe pse përqindja është shumë e vogël shikuar në krahasim me mbarë ekosistemin, në The Verge e përdorën këtë statistikë për të llogaritur numrin e Galaxy Nexus-ëve të shitur. Sipas përllogaritjes, nën supozimin se brenda ditës aktivizohen 700,000 pajisje me Android, deri sot përafërsisht janë shitur 707,700 copë Galaxy Nexus.

Prodhuesit udhëheqës të celularëve pritet që të fillojnë të paraqesin mbindërtimet në Ice Cream Sandwich. Vetëm sa është vendosur se cilët celularë do të marrin mbindërtimin, e cilët jo. /Telegrafi/