Telegrafi

ICO: Qeveria të sqarojë rritjen e pagave

Zëdhënësi i ICO-së Andy McGuffie i tha Radios Evropa e Lirë se një shpjegim i tillë duhet t’i ofrohet Kuvendit të Kosovës para miratimit të buxhetit vjetor.

“I takon qeverisë së Kosovës të vendos se si t’i përdorë më së miri të ardhurat vjetore. Qeveria duhet tani t’ia shpjegojë këtë kuvendit”, u shpreh ai.

Kryeministri Hashim Thaçi, të mërkurën e ritheksoi vendosmërinë e qeverisë për të rritur nga 30 deri në 50 për qind pagat e punonjësve në sektorin publik.

Vendimi shkaktoi një mosmarrëveshje në mes të ekzekutivit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegarfi/