Telegrafi

ICO emëron anëtarin e ri të Bordit udhëheqës të TKPT-së

Artesani është drejtor për investime në fondin pensional Grupo CEPSA në Spanjë. Ai do të jetë pjesë e takimeve të Bordit Udhëheqës.

Më këtë rast Pieter Feith ka deklaruar se është tejet i kënaqur për këtë emërim të rëndësishëm.

“Artesani do të sjellë në TKPK një përvojë të pasur nga sektori financiar i Evropës. Për Kosovën është lajm i mirë që persona të një kalibri të tillë janë të gatshëm ta ofrojnë ekspertizën e tyre në ndërtimin e shtetit të ri”. /Telegrafi/