Site icon Telegrafi

ICK mbushi 5 vite – dhe kemi shumëçka për të festuar!

Në këtë periudhë para pesë vitesh, nisi rrugëtimin e saj një qendër e vogël kërkimore dhe zhvillimore e quajtur ICK. Qëllimi ynë ishte i thjeshtë – të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit duke i ndihmuar inovatorët që të bashkohen rreth një pasioni të përbashkët për kreativitet, mësim dhe ndërmarrësi.

Me mbi 620 vende pune të krijuara, 123 biznese startup, 137 trajnime profesionale, 274 aktivitete (ngjarje), 130 B2B, shumë panaire dhe konferenca vendore e ndërkombëtare dhe me mbi 24,000 pjesëmarrës aktiv, ICK ka dëshmuar se është motori kryesor për inovacion dhe ndërmarrësi në Kosovë. Ne jemi frymëzuar vazhdimisht nga idetë e anëtarëve tonë, bizneseve startup dhe jemi mirënjohës për marrëdhëniet që i kemi ndërtuar përgjatë viteve. Për nder të ditëlindjes sonë të pestë, ne do të shikojmë prapa dhe të shohim se si kemi evoluar me kalimin e kohës.

Gjatë këtyre viteve të fundit, inkubatori i ICK-së ka qenë vend i përkryer për të rinjtë kreativ që kërkojnë një ambient të përshtatshëm për idetë e tyre për biznes dhe për vet ata. ICK ka përjetuar një ritëm dinamik të krijimit të shumë bizneseve startup të cilat tani janë bërë shumë të suksesshme si në rrafshin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Për më tepër, ICK në mënyrë specifike i ka fuqizuar gratë si bashkëthemeluese të kompanive dhe ka kontribuar më tej në krijimin e një ekonomie me të qëndrueshme dhe më përfshirëse të Kosovës.

ICK ka shërbyer si urë ndërmjet ndërmarrësve të rinj, njerëzve të biznesit dhe individëve të pavarur gjatëformësimit të njohurive të tyre mbi disa prej temave më të avancuara teknologjike të shekullit 21. Disa prej këtyre organizimeve më të njohura përfshijnë: Global Entrepreneurship Week, Startup Weekend, Techstars Startup Week, Startup Europe Week,Startup Grind-Google for Entrepreneurs, SLUSH, NASA Space Apps Challenge, FuckUp Nights dhe shumë ngjarje të tjera të teknologjisë/biznesit.

Përveç kësaj, departamenti ynë i trajnimit ka ofruar shumë kurse cilësore dhe profesionale të orientuara drejt tregut, të cilat kanë përmirësuar dukshëm aftësitë e bizneseve tona startup, të profesionistëve të rinj dhe të shoqërisë civile në përgjithësi. Këto trajnime kanë ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënies ndërmjet të trajnuarve, bizneseve të Kosovës dhe kompanive ndërkombëtare të cilat vazhdimisht kërkojnë punëtorë me aftësi që i kërkon tregu.

ICK ka përdorur diplomacinë digjitale si burim i shkëlqyeshëm për vendosjen e Kosovës në hartat e ngjarjeve teknologjike globale. Meqë Kosova ka qenë dhe vazhdon të mbetet një ndër vendet më të izoluara në Evropë, për vite të tëra ICK ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet bizneseve, investitorëve ndërkombëtarë dhe investitorëve engjuj të biznesit me misionin që të krijojë më shumë vende pune dhe biznese në Kosovë.

Në prag të përvjetorit tonë të pestë, ne kemi lansuar HUB038, një ambient të shkëlqyeshëm “coworking” për pjesëtarët e komunitetit tonë që të frymëzohen, të bashkëpunojnë dhe të punojnë në zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit dhe biznesit.

Rruga përpara: e ardhmja e ICK-së

ICK mbetet qendra e një skene vibrante të bizneseve startup që u ndihmon atyre të fillojnë rrugëtimin e suksesshëm dhe të rriten. Ne jemi duke punuar vazhdimisht që t’i bëjmë ata bashkë duke e çliruar potencialin e tyre për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit.

“Ne të gjithë premtojmë, ky është vetëm fillimi i shumë viteve të suksesshme dhe rezultateve që do vijnë nga komuniteti dhe vendi ynë” – Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv.

Exit mobile version