Telegrafi

ICK hapë dyert e inkubatorit për bizneset e reja në fushën e teknologjisë

Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Innovation Centre Kosovo (ICK) ka lansuar thirrjen e shtatëmbëdhjetë me radhë për ide biznesi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Afati për aplikim mbyllet më 28 Shkurt 2018.

Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK. Me përkrahjen e ICK-së ju do të mund të transformoni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm. Të filloni biznesin tuaj me përkrahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.

Bizneset startup që do të fitojnë të drejtën për tu bërë pjesë e inkubatorit do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:

Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 28 Shkurt 2018. Thirrja është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vite.

Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme.

Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, kliko KËTU.

ICK financohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë. /Telegrafi/