Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK dhe të përfitojnë shërbime profesionale dhe përkrahje financiare.
Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve vendor & ndërkombëtar, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës. Të filloni biznesin tuaj me përkahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.
– Punëtoria e ndërmarrësisë / Founders’ Bootcamp
– Mentorim profesional nga +50 ekspertë të fushave të ndryshme
– Konsulencë për biznes
– Hapësirë dhe zyre në qendër të Prishtinës me infrastrukturë moderne dhe qasje 24/7;
– Qasje në rrjete të investitorëve vendor dhe ndërkombëtar
– Pjesëmarrje në ngjarje dhe panaire vendore & ndërkombëtare
– Trajnime & punëtori profesionale
– Programi Pre-Accelerator
– Përkrahje financiare
– Promovim dhe vizibilitet
– Partneritete nderkombëtare
– Mbështetje dhe bashkëpunim me komunitetin Alumni
– Shërbime nga:
– Amazon Web Service
– Microsoft BizSpark
– Sendgrid
Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 18 Maj 2021.
Thirrja është e hapur edhe për ekipet me ide biznesi dhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vite. Pjesë e kësaj thirrjeje është edhe programi obligativ pesë-ditor “Startup Bootcamp” (që do të mbahet gjatë muaji Maj 2021) për ngritjen e shkathtësive për ndërmarrësit e rinj në fushën e biznesit, zhvillimit të produktit/shërbimit, modelit të biznesit, dizajnimit të prezantimit, shkathtësive të komunikimit, marketingut, shitjes, financave si dhe “Business Model Canvas & Lean Menaxhment”.
Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme. Deri tani, ICK ka mbështetur më shumë se 400 biznese startup, me mbi 2,500 anëtarë.
Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, klikoni këtu.
Thirrja e 23-të për ide biznesit mbështetet nga Ambasada e Suedisë.