Telegrafi

ICK dhe UNICEF bashkojnë forcat për fuqizimin e të rinjve

Një kapitull i ri për ekosistemin e bizneseve startup dhe ndërmarrësisë në Kosovë.

Innovation Centre Kosovo (ICK) bashkë me UNICEF Innovations Lab Kosovo e fillojnë një rrugëtim të gjatë me qëllim të fuqizimit të ndërmarrësisë sociale tek të rinjtë.

Vetëm në vitin e parë, rreth 1,300 adoleshentë nga e mbarë Kosova do të përfitojnë nga ky bashkëpunim, nëpërmjet programit #StartUP, i cili do të përqendrohet në inovacionin social, teknologjinë dhe komunikimin. Gjatë këtij viti, themelimi i 10 bizneseve sociale do të financohet falë këtij bashkëpunimi.

Faza e parë e këtij programi të përbashkët, në vlerë afërsisht €100,000 do të fillojë të zbatohet nga Qershori i këtij viti.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua të marten nga drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu dhe udhëkeqësi i zyres së UNICEF në Kosovë, Murat Sahin. /Telegrafi/