Telegrafi

Icardit mund t’i kthehet shiriti i kapitenit – thotë Wanda

Mauro Icardi dhe Wanda Nara duke shikuar ndeshjen ndaj Rapid Vjenës (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka paralajmëruar se sulmuesi të Interit mund t’i kthehet shiriti i kapitenit në krah.

Wanda ishte prezente në emisionin ku është e angazhuar si mysafire, “Tiki – Taka”, ku u shpreth situatë së saj dhe të Icardit.

“Familja jonë është interiste”.

“Ne jemi në Milano dhe po qëndrojmë këtu. Unë jam 100 për qind sigurt për këtë. Ne poashtu kemi rinovuar qëndrimin në shkollë për fëmijët tanë”.

“Ne do të shohiim nëse atij do t’i kthehet shiriti. Nuk do të ishte ndonjë problem ajo punë”, u shpreh Wanda.

Interi e largoi shirtin e kapitenit nga Icardi në shkurt, duke ja dhënë portierit Samir Handanovic. /Telegrafi/