Telegrafi

Icardi shënon het-trik dhe kalon PSG-në në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Kupa e Francës ka mësuar sot katër skuadrat gjysmëfinalistët, që janë Paris Saint Germain, Lille, Lyon dhe Reims.

Paris Saint Germain mposhti me rezultatin e thellë 6-1 St. Ettiene në çerekfinale.

Në një ndeshje ku shkëlqeu Mauro Icardi që shënoi tre gola.

Argjentinasi i shënoi golat në minutat 2’,49’ dhe 57’.

Po ashtu rrjetën e gjetën edhe Kylian Mbappe, Neymar dhe Moulin shënoi në portën e tij.

Lyon mposhti Brestin me rezultat 3-1, ndërsa Lille fitoi 2-0 ndaj Amiens. /Telegrafi/