Kupa e Francës ka mësuar sot katër skuadrat gjysmëfinalistët, që janë Paris Saint Germain, Lille, Lyon dhe Reims.
Paris Saint Germain mposhti me rezultatin e thellë 6-1 St. Ettiene në çerekfinale.
Në një ndeshje ku shkëlqeu Mauro Icardi që shënoi tre gola.
Argjentinasi i shënoi golat në minutat 2’,49’ dhe 57’.
Po ashtu rrjetën e gjetën edhe Kylian Mbappe, Neymar dhe Moulin shënoi në portën e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=rhoaJ9WK-d4
Lyon mposhti Brestin me rezultat 3-1, ndërsa Lille fitoi 2-0 ndaj Amiens. /Telegrafi/